Leigh Cobb ka qenë në një bregdet të Bahameve, ku e ka përdorur një teknikë hipnotizimi, për ta vënë në gjumë një peshkaqen.
Gjallesa e gjatë afro pesë metra, u qetësua dhe nisi të hynte në trans, para se zhytësi ta godiste ngadalë në bark për ta zgjuar sërish, transmeton Telegrafi.
“Mundësia e zhytjes me këto krijesa është e mahnitshme, por jo gjithmonë ka mundësia të qëndrohet pranë tyre”, ka thënë Cobb.
Sipas tij, duhet pasur aftësi të veçanta për t’i mbizotëruar, përndryshe të gjithë mund të përfundojnë pre e tyre. /Telegrafi/