Telegrafi

Zhvilluan gara të shpejtësisë, dënohen me nga 1 mijë euro dy shoferë në Ferizaj

Policia në Ferizaj ka dënuar dy shoferë pasi të njëjtit kanë zhvilluar gara të shpejtësisë.

Në njoftim thuhet se me datën 21.07.2024 rreth orës 02:10 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj ka ndaluar dy shoferët : M.H(M/K) i moshës 20 vjeçar dhe G.S ( M/K) i moshës 20 vjeçar, të dy me vendbanim në Francë, të cilët me veturat e tyre po bënin gara të shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h po zhvillonin shpejtësi 144 km/h, duke i rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor, transmeton Telegrafi.

“Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 1000 euro, gjobë e cila me pëlqimin e palëve u shqiptua edhe për masën mbrojtëse dhe pikët negative, për shtetasit e huaj”,  thuhet në njoftim.

Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.

Tutje, theksohet se veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Policia bën të ditur se të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë./Telegrafi/