Një person pronar i një lokali të lojërave të fatit është arrestuar në Gjilan, pasi që ishte duke zhvilluar veprimtari të kundërligjshme.
” Me urdhër të prokurorit është kontrolluar lokali pa firmë në të cilën janë hasur 10 persona (lojtarë), në lokal janë gjetur dhe janë konfiskuar për procedurë të mëtutjeshme 2 shtëpiza kompjuterike, 2 monitorë, 1 printer, 3 tabela TV të lojërave të fatit, 34 tiketa të lojërave të fatit dhe para të gatshme”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/