Telegrafi

Loja “60 Sekonda”: Studenti nga Bujanoci merr mall falas mbi 1200 euro në Interex

Loja shpërblyese “60 Sekonda”, e cila organizohet nga rrjeti i supermarketeve INTEREX, është një prej lojërave më atraktive në vend.

Kjo lojë ka arritur ta fitojë vëmendjen e të gjithëve brenda një kohe shumë të shkurtë për shkak se është tejet argëtuese dhe interesante.

Sot në këtë lojë ka marr pjesë studenti Lulzim Dalipi nga Bujanoci, i cili studion në Prishtinë.

Për një minut, ai ka arritur të merr pije alkoolike në vlerë prej 1213.07 eurove.

Vlen të ceket se të gjithë garuesit zgjedhën në mënyrë të rëndomtë përmes faqes së kompanisë në Facebook.

Kështu, INTEREX e dëshmon se u qëndron afër konsumatorëve me çmimet më të mira në treg dhe vazhdimisht u jep mundësi të fitojnë mall falas.