Telegrafi

Zhvillohet loja “60 Sekonda”: Agron Imeri fitues i qindra eurove mall falas!

Rrjeti i supermarketeve Interex sot ka zhvilluar lojën më atraktive në vend, “60 Sekonda”.

Pjesëmarrës i kësaj loje sot ka qenë Agron Imeri, i cili është përzgjedhur me aplikacionin “Comment Picker”  në postimin e lojës në faqen e Interex në Facebook.

Ai ka arritur që për 60 sekonda t’i fus në shportë produkte në vlerë prej 527.52 eurove!

Loja “60 Sekonda” vërtet se mbetet një prej lojërave më të dashura në vend, duke ua mundësuar konsumatorëve të Interex që të bëhen pjesë e saj dhe të fitojnë qindra apo mijëra euro mall falas!