Site icon Telegrafi

Zhvillimi i sektorit privat kusht për anëtarësim në BE

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me OECD-në, kanë mbajtur takimin me temën “Vlerësimi i Aktit për Biznes të Vogël për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (2016-2019)”, ku u tha se zhvillimi ekonomik është parakusht për integrim në BE.

Marzena Kisielewska, udhëheqëse e divizionit të OECD për Evropën Juglindore tha se sektori privat është gjithashtu pjesë e reformave ekonomike që Kosova bënë çdo ditë, deri sa theksoi se në të gjetura, ku vlerësimi është bërë për të pestën herë Kosova është vlerësuar mjaft mirë.

Ndërsa theksoi se Komisioni Evropian ka qenë financuesi kryesor i këtij projekti.

“Kosova ka dalë në nivelin më të lart me informacionin e ofruar, apo një ndër vendet më të mira që ka ofruar informacione për 10 parimet. Njëkohësisht ju inkurajojë për këtë proces në një konstekst më të gjerë”, theksoi Kisielewska.

Besian Mustafa, drejtor i përgjithshëm i KIESA-s dhe koordinator për ABV, ka shpjeguar se me vendim të kryeministrit janë 12 grupe punuese që punojnë në këtë projekt, duke reflektuar 10 parimet e ABV-së në 12 dimensione.
“Në takimin e kaluar që kishim në Paris në aspektin teknik të raportimit, të të gjithë pyetësorëve, qoftë në nivelin e pyetësorëve, qoftë në nivelin statistikor, Kosova u vlerësua mjaft mirë dhe për këtë dua të falënderoj të gjithë kolegët nga të gjitha institucionet dhe Qeveria e Kosovës, sepse kjo punë nuk do të arrihej pa raportim të saktë dhe të bollshme tuajat”, tha Mustafa.

Ndërkaq Umur Gökçe, menaxher i projektit Divizioni i OECD për Evropën Juglindore tha se ky është takimi i katërt nga shtatë shtetet që janë të përfshira në këtë projekt.

Ai shtoi se me 15 janar e kanë pasur draftin e parë i cili është rishikuar nga OECD dhe BERZH, ku janë dhënë edhe pyetje shtesë për pjesë të ndryshme, derisa vlerësimi i Qeverisë ka filluar me 12 tetor.

Me këtë rast ai theksoi se nga dy vlerësimet që kanë marrë, nga ai qeveritar dhe nga vlerësimi i konsulentëve të pavarur, janë gjetur disa mospërputhje të cilat do të përafrohen në mënyrë që në fund të jetë një pasqyrë e vetme për vlerësimin.

“Kemi pasur një vetëvlerësim qeveritar dhe një vlerësim të pavarur. Kështu që thjesht duke i parë vlerësimet ne i kemi bërë krahasimet dhe në disa raste kemi pasur disa mospërputhje apo informacione të kundërta dhe këto i kemi nënvizuar, të cilat do t’i diskutojmë në mënyrë që t’i përafrojmë të gjeturat, në mënyrë që të dalim me një pasqyrë të vetme për vlerësimin”, tha ai.

Gökçe bëri të ditur se gjatë këtij takimi nuk do të diskutohet vetëm për rezultatet, pasi që publikimi i tyre do të bëhet vitin tjetër.

Ndryshe gjatë ditës së sotme, të 12-të grupet punuese do të zhvillojnë punimet e tyre për Dimensionet e që janë: Falimentimi dhe shansi i dytë; Korniza institucionale dhe rregullatorë për hartimin e politikave të NMV-ve, Standardet dhe Rregullatorët Teknik; Shërbimet Mbështetëse për NMV-të dhe bizneset e reja; mjedisi operues për NMV-të si dhe Ndërkombëtarizimi i NMV-ve. /Kp/Telegrafi/

Exit mobile version