Telegrafi

Zhvillimet aktuale në vend, Osmani takon ambasadorët e QUINT-it

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke zhvilluar takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Burimet e Telegrafit bëjnë të ditur se temë diskutimi e këtij takimi është situata aktuale në vend.

Lexo po ashtu Escobar para ardhjes në Prishtinë: Dialogu në moment kritik – vendimi për dinarin ishte katastrofik

Për të diskutuar për zhvillimet aktuale në fushën e politikës dhe atë të sigurisë, Osmani ka takuar ambasadorët e QUINT-it edhe para tri javësh.

Ndryshe, në Kosovë të mërkurën do të qëndrojë për vizitë Zëvendësndihmës Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike i SHBA-së, Gabriel Escobar. /Telegrafi/