Site icon Telegrafi

Zhvillime të reja për të ardhmen e Mbappes – PSG i kërkon rinovimin, Real Madridi i vendos kushte

Kylian Mbappe vazhon të jetë kryefjala e kësaj vere. Pas rikthimit të tij në fushë me Paris Saint-Germain, tensionet duket se janë qetësuar në Francë, ndërsa Real Madridi mbetet i indinjuar për idenë e nënshkrimit të tij.

Duket sikur ai do të jetë lojtar i PSG-së të paktën deri në verën e ardhshme, kur i skadon kontrata, pavarësisht një raportimi për të kundërtën.

Tani mediumi FootMercato pretendon se Mbappe është në prag të nënshkrimit të një marrëveshjeje të re trevjeçare me PSG-në, duke e mbajtur atë nën kontratë deri në vitin 2026.

Megjithatë, kjo marrëveshje pritet të përfshijë “një marrëveshje zotërinjsh” që do ta lejonte atë të largohej për një tarifë të rënë dakord verën e ardhshme. Këshilltari Sportiv Luis Campos ka qenë shumë i përfshirë në këtë aferë.

Nëse është vërtet kështu, kjo do ta përjashtonte atë nga një lëvizje te Los Blancos, pasi sipas mediumit Marca, për të nënshkruar për ta, Mbappe nuk duhet të rinovojë me PSG-në dhe të paraqitet më 2 janar i gatshëm të nënshkruajë një para-kontratë me Real Madridin, pasi atëherë lejohen të flasin drejtpërdrejt me të. Real Madridi nuk dëshiron të paguajë asnjë tarifë për Mbappen.

 

Duket qartë se nëse Mbappe nuk do t’u përmbahet kushteve të vendosura nga Real Madrid, atëherë ata duhet ta kthejnë vëmendjen diku tjetër.

Mbappe shkaktoi një siklet të gjerë verën e kaluar kur refuzoi Real Madridin, i cili kishte informuar se ai do t’i bashkohej atyre. Dorëzimi përsëri te Mbappe do të krijonte një dinamikë fuqie me Mbappen qartësisht në krye nëse ai do të bashkohej. /Telegrafi/

 

Exit mobile version