Site icon Telegrafi

Zhvillime të papritura: 39 të vdekurit në kamion nuk ishin kinezë – policia britanike zbulon kombësinë e tyre

Të 39 personat e gjetur të vdekur në një kamion frigoriferik në Essex ishin shtetas vietnamezë, ka thënë policia britanike.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, një deklaratë e tillë vjen pasi viktimat që u gjetën në një pronë industriale javën e kaluar fillimisht mendohej se ishin kinezë.

Lexo po ashtu Të 39 viktimat e gjetura në një kamion në Angli ishin shtetas kinezë

Por Policia e Essex tha që ajo tani ishte në “kontakt të drejtpërdrejtë me një numër të familjeve në Vietnam dhe Britani të Madhe” dhe qeverinë e Vietnamit.

Një numër i familjeve vietnameze kanë shprehur frikën se të dashurit e tyre janë midis të vdekurve.

Pham Thi Tra My, 26 vjeç, i dërgoi familjes së saj një mesazh të martën në mbrëmje, duke thënë se “udhëtimi në një tokë të huaj ka dështuar”.

Lexo po ashtu 'Ata vdiqën ngadalë në kushte të tmerrshme': Si 39 migrantët u mbyllën në një “arkivol metalik” deri në vdekje, derisa temperaturat shkonin në -25C

Ndërkohë, ekzaminimet pas vdekjes po kryhen mbi 31 burra dhe tetë gra për të vërtetuar shkakun e vdekjes.

Ndihmësi i Shefit të Përhershëm, Tim Smith tha: “Në këtë kohë, ne besojmë se viktimat janë shtetas vietnamezë dhe ne jemi në kontakt me Qeverinë vietnameze”.

Lexo po ashtu “Ende më ndjekin britmat dhe era e vdekjes”: Refugjatët rrëfejnë përvojat e tmerrshme, ndërsa gjendeshin “të paketuar në arkivolet metalikë”

Megjithatë, ai ka thënë se deri më tani, policia nuk ishte në gjendje të identifikonte ndonjë prej viktimave. /Telegrafi/

Exit mobile version