Mercenarët rus të Wagnerit kishin filluar të shtunën një rebelim ndaj pushtetarëve të Kremlinit.
Yevgeny Prigozhin, shefi i Wagnerit, ka akuzuar udhëheqjen ushtarake ruse se ka bombarduar kampet e saj me raketa, derisa së bashku me ushtarët e tij ia kanë mësyrë Moskës.
Madje në një moment u tha se trupat e Wagnerit u gjenden rreth 200 kilometra afër Moskës.
Por ndërkohë, udhëheqësi i grupit të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se ka rënë dakord të “ndalojë” avancimin e trupave të tij drejt kryeqytetit rus.
Më poshtë mund të lexoni të gjitha që ndodhën gjatë ditës së shtunë në Rusi.
Prigozhini largohet “si hero” nga qyteti rus Rostov
Kreu i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin është parë duke u larguar me makinë nga selia ushtarake ruse në Rostov.
Sipas një videoje të shpërndarë në Twitter, ai u largua si një ‘hero’ nga qyteti kur u duartrokit me të madhe nga njerëzit aty. (lexo më shumë)
#Prigozhin left the headquarters of the Southern Military District in #Rostov by car. He was applauded and people came to shake hands. pic.twitter.com/LB9QGz318U
— NEXTA (@nexta_tv) June 24, 2023
Kreu i Wagnerit është parë duke u larguar me makinë nga selia ushtarake ruse në qytetin Rostov
Yvgeny Prigozhin thuhet se është larguar nga selia ushtarake ruse në qytetin jugor rus të Rostov-on-Don.
Prigozhin do të transferohet në Bjellorusi dhe nuk do të ketë akuza ndaj tij dhe trupave Wagner
Yvgeny Prigozhin do të transferohet në Bjellorusi sipas një një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga presidenti bjellorus për t’i dhënë fund kryengritjes së armatosur të sotme kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë, ka thënë Kremlini.
Sipas marrëveshjes, shefi i Wagner dhe luftëtarët e tij nuk do ndiqen penalisht nga Rusia. (lexo më shumë)
“Wagner, Wagner, Wagner”, banorët e Rostovit brohoritën emrin e ushtarëve të Prigozhinit dhe shkëmbyen edhe përqafime me ta
Banorët e qytetit rus Rostov janë dëgjuar duke brohoritur në mbështetje të trupave të Wagnerit në rrugët e qytetit, derisa këta të fundit po tërhiqen nga qyteti.
Një numër i madh i qytetarëve aty u dëgjuan duke duartrokitur e duke brohoritur emrin e grupit Wagner. (lexo më shumë)
‘Wagnerët’ iu ishin afruar Moskës për rreth 200 kilometra
Kreu i grupit Wagner, Yvgeny Prigozhin u dakordua që tërheqë mbrapa trupat e tij që u nisën drejt Moskës pas një marrëveshjeje me presidentin bjellorus, Aleksandar Lukashenko.
Por, trupat e Wagner iu afruan Moskës për rreth 200 kilometrave brenda një dite, sipas deklaratës së Prigozhin. (lexo më shumë)
Çfarë u gjet tjetër përveç qeseve me para në zyrën e Prigozhinit?
Autoritetet ruse kanë publikuar disa imazhe rreth asaj që gjetën gjatë bastisjes në zyrën e kreut të Grupit Wagner, Yvgeny Prigozhin.
Ata kishin gjetur dy pasaporta, një ku figuron emri Vladimir Bubrov me fotografinë e tij dhe një tjetër ku emri Yvgeny Prigozhin figuron me imazhin e një personi tjetër. (lexo më shumë)
Grupi Wagner raportohet se po largohet nga qyteti rus Rostov
Grupi Wagner raportohet se ka filluar të largohet nga qyteti rus Rostov, qyteti në të cilin kishin marshuar në orët e para të së shtunës, për të shkuar më pas edhe në Moskë.
Në një video që u shpërnda në Twitter, mund të vërehet një prezencë ushtarake derisa njerëzit aty po duartrokisnin.
BREAKING:
The Wagner Group starts moving out of Rostov pic.twitter.com/wr4xuHnvDw
— Visegrád 24 (@visegrad24) June 24, 2023
Prigozhin bie dakord të “ndalojë avancimin e trupave në Moskë”, kthen ushtarët në baza
Udhëheqësi i grupit të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se ka rënë dakord të “ndalojë” avancimin e trupave të tij drejt kryeqytetit rus.
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka zhvilluar bisedime me Prigozhinin, gjatë të cilave ky i fundit ra dakord të ndalojë trupat e tij dhe të “de-përshkallëzojë situatën”. (lexo më shumë)
Çfarë thonë mediat ruse për “përplasjen Prigozhin-Putin”?
Kanalet televizive shtetërore ruse kanë mbajtur kryesisht programet normale të fundjavës sot, edhe pse ka pasur disa buletine të veçantë lajmesh.
Për të mësuar se çfarë kanë shkruar mediat ruse rreth zhvillimeve të fundit në Rusi, klikoni KËTU.
Zelensky “i sigurtë” që Putini nuk është më në Moskë
Derisa ngjarjet dramatike vazhdojnë në Rusi, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se është “i sigurtë” se presidenti rus Vladimir Putin nuk është më në Moskë.
Duke ndarë fjalimin e tij të natës në Telegram, presidenti ukrainas tha se “sot është një ditë kur patjetër nuk duhet të ketë heshtje” dhe “duhet patjetër lidership”. (lexo më shumë)
Anëtari i grupit Wagner hapi zjarr në hyrje të një ndërtese në Rostov-on-Don
Nexta raporton se një anëtar i grupit Wagner hapi zjarr në hyrje të ndërtesës Rostelekom në qytetin Rostov-on-Don.
Nuk dihet ende se çfarë i shkaktoi të shtënat.
A member of the Wagner PMC opened fire at the entrance to the Rostelekom building in Rostov-on-Don.
It is not yet clear what caused the shooting. pic.twitter.com/Brb3nzSHyM
— NEXTA (@nexta_tv) June 24, 2023
Kryebashkiaku i Moskës e shpall të hënën ‘ditë jo pune’ – këto janë masat ‘e veçanta’ që janë vendosur në kryeqytetin e Rusisë
Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, ka lëshuar një deklaratë në Telegram duke njoftuar se “në Moskë është shpallur një regjim operacioni kundër terrorizmit” dhe se e hëna do të jetë një “ditë jo pune” për “minimizimin e rreziqeve”.
Më herët, autoritetet ruse njoftuan një “operacion kundër-terrorist” në qytetin e Moskës, rajonin e Moskës dhe rajonin e Voronezh në jug.
Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.
Dëgjohen të shtëna në qytetin rus Rostov
Nexta raporton se të shtëna u dëgjuan pranë selisë së Qarkut Ushtarak Jugor në Rostov.
Shots can be heard again near the Southern Military District headquarters in Rostov. pic.twitter.com/ZqtCkNr07P
— NEXTA (@nexta_tv) June 24, 2023
VIDEO: Pankartat që reklamojnë grupin Wagner hiqen në të gjithë Rusinë
Pankartat që reklamojnë grupin mercenar Wagner janë hequr në të gjithë Rusinë, sipas raportimeve.
Billboards advertising Wagner PMC are removed all over Russia – Russian media. pic.twitter.com/H2NfFcVoPV
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) June 24, 2023
Trupat e Wagnerit urdhëruan banorët e Rostov të largohen nga sheshi
Në qytetin rus të Rostov, mercenarët e grupit Wagner urdhëruan njerëzit të largoheshin nga sheshi, sipas pamjeve të publikuara nga Nexta.
In #Rostov, Prigozhin’s mercenaries ordered people to leave the square. Something seems to be starting to happen. pic.twitter.com/pheZI0QQjl
— NEXTA (@nexta_tv) June 24, 2023
Rusët ‘zhvendosin’ urat për të bllokuar autokolonën e Wagnerit në Moskë
Autoritetet ruse janë aktivizuar për të shmangur kalimin e trupave të Wagnerit në Moskë.
Sipas një imazhi të publikuar në Twitter, ata po zhvendosin urat për të parandaluar kalimin e autokolonave të Wagnerit.
“Ose Prigozhin do të vritet brenda 24 orëve, ose do ta marrë Kremlinin dhe do të deklarohet diktator”, thotë këshilltari i ministrisë ukrainase
Këshilltari i ministrisë së brendshme ukrainase, Anton Gerashchenko ka dhënë një skenar lidhur me atë se çfarë mund të ndodhë brenda 24 orëve mbi krizën aktuale në Rusi, ku trupat e Wagnerit në krye të Yvgeny Prigozhin ia kanë mësyrë Moskës.
Ai thotë se ose Prigozhin do të vritet brenda 24 orëve nga një sulm raketor i urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin, ose do ta marrë Kremlinin dhe do të deklarohet si diktator ushtarak rus. (lexo më shumë)
Wagnerit iu deshën 18 muaj për të avancuar 7 kilometra në Bakhmut, por në Rusi avancuan 350 kilometra për një ditë
Grupit Wagner iu deshën 18 muaj për të avancuar 7 kilometra në Bakhmut por në Rusi ata kanë kaluar 350 kilometra brenda një dite, ka thënë një analist.
“Ata janë duke bërë avancim të rëndësishëm në autostradën M4”, ku mund të bëjnë katër orë me makinë deri në Moskë, tha Philip Ingram.
Ish-oficeri i lartë i inteligjencës tha se kanë shpërthyer “përçarje” midis civilëve që mbështesin ose kundërshtojnë Yevgeny Prigozhin (kreun e Wagnerit) me përleshje që shpërthyen në rrugë.
Paralajmërimi i frikshëm i Medvedev: Bota do të jetë në prag të katastrofës nëse armët bërthamore bien në duart e Wagnerit
Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka thënë se bota do të jetë në prag të katastrofës nëse armët bërthamore ruse bien në duart e grupit Wagner.
Medvedev tha se vendi nuk do të lejojë që një kryengritje të kthehet në grusht shteti ose një krizë globale.
Ndryshe Grupi Wagner ia ka mësyrë Moskës pasi kreu i saj Yvgeny Prigozhin ka akuzuar udhëheqjen ushtarake ruse se ka bombarduar kampet e grupit me raketa.
Qiejt mbi qytetin e Moskës po patrullohen nga helikopterët ushtarakë
Qiejt mbi qytetin e Moskës në Rusi po patrullohen në mënyrë aktive nga helikopterët ushtarakë sipas pamjeve të publikuara nga Nexta.
Grupi mercenar rus Wagner i ka mësyrë Moskës, pasi kreu i saj Yvgeny Prigozhin akuzoi udhëheqjen ushtarake se ka bombarduar me raketa kampin e saj. (lexo më shumë)