Presidenti Vladimir Putin ka propozuar zëvendësimin e ministrit të tij të mbrojtjes dhe aleatit afatgjatë, Sergei Shoigu.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vendimi i presidentit rus vjen më shumë se dy vjet pas luftës në Ukrainë.
Mediat raportojnë se kjo është bërë e ditur të dielën dhoma e lartë e parlamentit rus.
⚡️#Putin decided to change the Minister of Defense Sergei #Shoigu.
Russian dictator proposed appointing Andrey Belousov as the new Minister of Defense, who previously served as the First Deputy Prime Minister. pic.twitter.com/CiXTAed8b6
— KyivPost (@KyivPost) May 12, 2024
Siç thuhet më tej, Putin propozoi Andrei Belousov, një ish zëvendëskryeministër, si ministër të ri të mbrojtjes.
Putin propozoi gjithashtu që Sergei Lavrov të mbetet ministër i Jashtëm.
Ndryshe, vënë në pah mediat, Shoigu ka shërbyer si ministër i mbrojtjes që nga viti 2012. /Telegrafi/