Samu Omorodion nuk do të nënshkruajë me Chelsean dhe kjo tanimë është konfirmuar.
Përkundër se kishte një marrëveshje mes dy klubeve për transferimin e sulmuesit spanjoll në Stamford Bridges, marrëveshja ka dështuar në orët e para të ditës së hënë.
Ka qenë gazetari italian Fabrizio Romano që ka konfirmuar se marrëveshja për transferimin e Samu Omorodion në Chelsea ka dështuar dhe lojtari do të rikthehet në Madrid.
Megjithatë kjo gjë nuk do të ndikojë aspak në transferimet e Julian Alvarez dhe Conor Gallagher te Atletico.
Chelsea dhe Atletico Madrid janë duke punuar për të gjetur një zgjidhje tjetër, pasi sulmuesi portugez Joao Felix i është propozuar londinezëve.
🔵🪄 Exclusive story on João Félix and Chelsea as part of the conversations with Atlético Madrid… 100% confirmed.
Club to club talks ongoing and with his agent Jorge Mendes too. pic.twitter.com/AG4O9fdJg1
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 11, 2024
Agjenti portugez Jorge Mendes ndodhet në Londër dhe i ka propozuar Chelseat ta rikthejë Joao Felixin në Stamford Bridges.
Gjatë ditës së sotme pritet të ketë zhvillime të reja, megjithatë duket se Joao Felix do të jetë sulmuesi i ri i Chelseat me portugezin që ka pranuar të rikthehet në Londër. /Telegrafi/