Site icon Telegrafi

Zhveshjet e tepruara në tepihun e kuq (Video)

Ajo çfarë gjithmonë është komentuar për personazhet publike, sigurisht përveç veprimtarisë së tyre, ka qenë dukja dhe paraqitja në publik.

Megjithatë, nuk janë të pakta rastet kur këto personazhe qëllimisht kanë ekspozuar edhe pjesët më intime të trupit të tyre nëpër evenimente të ndryshme. Dhe pikërisht kjo i ka bërë të jenë në qendër të vëmendjes për ditë të tëra e madje shpeshherë edhe janë kritikuar nga kritikët e modës nëpër botë.

Emisioni “Express” ka përmbledhur disa prej emrave që kanë “shokuar” me paraqitjet e tyre mbi qilimin e kuq, e në mesin e tyre s’ka si të mungoj edhe shqiptarja Bleona Qerreti.

E nisim me atë që u komentua gjatë për paraqitjen e saj në MTV Video Music Awards në vitin 1998. Fjala është për Rose McGowan, e cila në tepihun e kuq të kësaj ngjarjeje parakaloi thuajse e zhveshur, transmeton emisioni Express në KTV.

Rose në këtë ngjarje ka qenë e mbuluar me një rrjetë, ku ekspozoheshin qartë gjinjtë dhe prapanica.

E kjo po që pati bërë bujë të madhe mediatike atë kohë, pasi edhe në një trup të përkryer kjo veshje nuk do të dukej e hijshme.

Në po të njëjtën ngjarje, por 16 vjet më vonë, me një veshje të ngjashme u paraqit edhe Amber Rose. Megjithëse u tregua e guximshme, as ajo nuk arriti të komentohet mirë për këtë veshje.

Amber Rose më së miri është e njohur për fotografitë e zhveshura që ajo publikon.
Me një rrjetë të bardhë dhe transparente u prezantua edhe Miley Cyrus në iHeartRadio Music Festival në vitin 2013.

Me këtë veshje ajo u kategorizua te më të këqijat e mbrëmjes dhe nga shumëkush u konsiderua edhe e tmerrshme. Kjo nuk qe hera e parë që Miley nuk ia qëlloi me veshjen mbi qilim të kuq. Edhe në edicionin e fundit të ceremonisë së shpërblimeve MTV Video Music Awards, këngëtarja i shokoi të gjithë me look-un e saj. Ajo dukej si një jashtëtokësor pa shije.

Por edhe përkundër kritikave të shumta, këngëtarja nuk ndalet. Çdo paraqitje e saj, veçanërisht kohët e fundit, hyn në listën e veshjeve më ekspozuese e jo rrallë edhe më pa shije. Por s’ke ç’të thuash, ajo është thjeshtë Miley Cyrus.

Pjesë e listës është edhe Rihhana, me veshjen që ajo pati në CFDA Fashion Awards në vitin 2014.

Edhe kjo duket thuajse krejtësisht e zhveshur, veçmas nëse e shikojmë nga mbrapa. Këngëtarja i pati befasuar kritikët e modës, edhe pse shumica prej tyre patën deklaruar që vetëm Rihanna mund ta veshë një fustan të tillë dhe prapë të duket bukur në të.

Por, kush ia huqi, duke u munduar të kopjojë Rihannën, ishte bukuroshja shqiptare Bleona Qerreti, paraqitja e së cilës me këtë fustan pati bërë bujë të madhe mediatike, posaçërisht në Kosovë e Shqipëri.

Ky fustan, sipas kritikëve, dukej qartë se kishte nevojë për pak më shumë material, marrë parasysh rëndësinë e ngjarjes, ku ishte pjesëmarrëse, që është ceremonia e shpërblimeve American Music Awards.

Nuk kemi se si të mos e fusim në këtë listë edhe rep artisten e njohur amerikane Lil Kim. Në vitin 1999, ajo ishte zhveshur tërësisht pa shije në ceremoninë e asaj kohe të shpërblimeve MTV Video Music Awards.

Por, këto nuk janë rastet e vetme dhe personazhet e vetme publike që janë ekspozuar më shumë se që është dashur gjatë parakalimit të tyre në tepihun e kuq.

Exit mobile version