Site icon Telegrafi

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t’i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit Leo Sadiku, i cili humbi jetën në spitalin e Tiranës në 8 janar të këtij viti.

Ekspertë të institutit të mjekësisë ligjore, shoqëruar nga prokurorë të prokurorisë të Tiranës e cila po heton rastin, në prezencë edhe të familjarëve të 12 vjeçarit, kanë zhvarrosur trupin e tij, i cili do t’i nënshtrohet autopsisë.

Ekspertët pritet të marrin mostra nga trupi i 12-vjeçarit, të cilat më pas do të dërgohen për ekspertim në institutin e mjekësisë ligjore për të zbuluar shkakun e vdekjes. Mjekët e QSUT konkluduan se Leo Sadiku ka ndërruar jetë si pasojë e miokardit akut, ndërsa familjarët e viktimës kanë ngritur pretendime duke akuzuar mjekët e QSUT për neglizhencë në trajtim.

Fillimisht pas vdekjes së 12 vjeçarit, familjarët refuzuan kryerjen e autopsisë por më pas, me nisjen e hetimeve nga prokuroria e Tiranës e cila është kompetente për rastin, organi procedues vendosi kryerjen e autopsisë.

Reagimet e familjarëve kanë qenë të vazhdueshme, duke protestuar e duke kërkuar që hetimi të bëhet i plotë dhe të përcaktohet shkaku i vdekjes së 12 vjeçarit nga fshati Pocestë i Maliqit

Exit mobile version