Site icon Telegrafi

Zhivkoviq: Nëse nuk ndërtojmë një shoqëri të përbashkët, nuk do të vazhdojë mbështetja nga jashtë (Video)

Drejtori i ‘FES’, Millan Zhivkoviq, i ftuar në emisionin 360 gradë në Alsat M, ka theksuar se në qoftë se nuk ndërtojmë shtet të përbashkët demokratik, nuk do të vazhdojë mbështetja nga jashtë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

I pyetur se për çka konkretisht është mbështetja e Gjermanisë ndaj Qeverisë së re të Maqedonisë, Zhivkoviq ka deklaruar se mbështetja nuk është vetëm financiare por edhe mbështetje të procesit demokratik, gjegjësisht përfshirjes së të gjithë komuniteteve.

Ai më tej shton se mbështetja e Gjermanisë ndaj Maqedonisë, është, ndërtimi i një shoqërie gjithëpërfshirëse.

Mesazhi i kancelares nuk është për pozitivitet por edhe përgjegjësi, sepse nuk kemi shansë të dytë dhe se patjetër të gjejmë një gjuhë të përbashkët, ka shtuar më tej Zhivkoviq. /Telegrafi/ 

Exit mobile version