Telegrafi

Zhivkoviq: Agjenti serb veproi me urdhër nga Serbia në Kuvendin e Maqedonisë (Video)

Zoran Zhivkoviq, kryetar i ”Partia e Re” që është në opozitë, ish-kryeministër i Serbisë dhe ministër i Punëve të Brendshme në kohën e Zoran Xhinxhiqit, flet për praninë e agjentit serb, Goran Zhivaljeviq, në Kuvendin e Maqedonisë, natën e 27 prillit të dhunshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë për Nova TV se protesta nuk është përgatitur nga Serbia në Shkup, pasi që opozita është e fuqishme, kurse dikush ka tentuar që të tregojë se si shërbimi i Serbisë është një lloj James Bond, ndërkaq selfie foton e bërë nga vetë Zhivaljeviq e konsideron si veprim të pafalshëm, diçka që sipas tij nuk ka lidhje me standardet profesionale.

Zhivkoviq, që ka qenë shef i Zhivaljeviqit pas vrasjes së Xhinxhiqit, thotë se asnjë shtetas i Serbisë, apo funksionarë nuk është dashur që të jetë në ato hapësira gjatë asaj nate./Telegrafi/