Telegrafi

Zhita Jr. lanson klipin e këngës “Lucky Luciano”

Këngëtari i ri, Zhita Jr., ka publikuar videoklipin muzikor të këngës me titull “Lucky Luciano”.

Projekti është prodhim i Dedas që e ka bërë miksimin dhe masterizimin e kësaj kënge, ndërsa është realizuar nga Inequality Records.

Kënga është e zhanrit hip-hop, ndërsa Zhita Jr. është vëllai i reperit Real 1 (Ilir Zhita).

Regjinë e videoklipit e ka bërë Patrik Domi, ndërsa kjo është kënga e parë e Zhita Jr.

Titulli i këngës është i lidhur me bosin italiano-amerikan të mafisë, Charles ‘Lucky’. Luciano

Luciano konsiderohet si “babai” i krimit të organizuar modern në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për themelimin e Komisionit të parë të mafisë atje.

Njëherësh, ai ka qenë edhe bosi i parë zyrtar i familjes moderne Genovese të Krimit. /Telegrafi/