Milani ka lëshuar pikë edhe në kuadër të javës së 32-të në Serie A, pasi barazoi pa gola me Torinon.
Vendasit e filluan më mirë ndeshjen dhe në minutën e 13-të rrezikuan portën e Rossonerëve përmes Andrea Belottit, por goditja e tij me kokë përfundoi jashtë.
Një rast ideal për Milanin ishte në minutën e 29-të, kur Alexis Saelemaekers u rrëzua në zonë, por gjyqtari nuk sinjalizoi për penallti.
A hotly contested match is still goalless in Turin 🔥
Un primo tempo intenso termina a reti inviolate 🔥#TorinoMilan #SempreMilan@Acqua_Lete pic.twitter.com/iYi9jwbdQf
— AC Milan (@acmilan) April 10, 2022
Në 45 minutat e dytë, sërish ishte Torino që e kishte iniciativën, ndërsa Mërgim Vojvoda (50′) lëshoi një goditje të fuqishme, por Mike Maignan bëri një pritje fantastike.
Në minutat në vazhdim, Sandro Tonali dhe Theo Hernandez kishin mundësitë e tyre, por nuk ia dolën t’i konkretizonin.
50' – Che botta di Vojvoda! 🤯
Maignan gli nega il gol, angolo per noi #TorinoMilan 0-0#SFT— Torino Football Club (@TorinoFC_1906) April 10, 2022
Deri në fund, dy skuadrat nuk ia dolën të tundin rrjetën e njëra-tjetrës, duke u ndarë kështu me nga një pikë.
Pas javës së 32-të,Milani vazhdon të jetë lider me 68 pikë, dy më shumë se Interi dhe Milani. /Telegrafi/