Lecce e ka ndalur Interin në kuadër të javës së 20-të në Serie A, në barazimin 1-1.
Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse Nerazzurët kishin disa shanse të mira që të kalonin në epërsi, por që Romelu Lukaku e Lautaro Martinez i shpërdoruan ato.
45 minutëshi i dytë kishte një ritëm më të lartë të lojës, ndërsa goli i parë u shënua në minutën e 72-të.
Alessandro Bastoni u fut në lojë në minutën e 68-të dhe arriti të shënonte golin e parë të takimit me një asistim të Cristian Biraghit.
Por, mysafirët nuk arritën ta mbanin epërsinë edhe për shumë gjatë, pasi Marco Mancosu (77’), i barazoi shifrat me një shërbim mjaftë të mirë nga Zan Majer.
Djelmoshat e Antonio Contes tentuan disa herë të rikthenin epërsinë, mirëpo që vendasit nuk lejuan befasi dhe arritën të marrin një pikë mjaftë të vlefshme.
Pas javës së 20-të, Interi ka grumbulluar 47 pikë, një më pak se Juventusi që ka një ndeshje më pak dhe kryeson në ligë.
Nerazzurët në xhiron e ardhshme do të takohen me Cagliarin. /Telegrafi/
https://twitter.com/viaKooorhWorld3/status/1218922579609690122
https://twitter.com/LecceVsInterVid/status/1218920372155887622