Telegrafi

Zhernovski: Të dënohen të gjithë ata që organizuan dhunën në Qendër (Video)

Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, pas përfundimit të seancës gjyqësore për rastin “Shuplakat e porositura në Qendër”, tha se është bërë hap i madh në realizimin e drejtësisë me atë që Gjykata e Apelit ka pranuar ankesën e PSP dhe “bombat” do të përdoren si dëshmi në procesin gjyqësor kundër Nikolla Gruevskit.

Ai gjithashtu shtoi se hap i rëndësishëm është që në seancën e radhës do të fillojë diskutimi kryesorë, që sipas tij, Gruevski nuk do të ketë ku të ikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për shkak të funksionimit të drejtësisë, unë dhe gjithë të tjerët presim që të fillojë kjo lëndë dhe të mbarojë me dënimin e gjithë atyre që organizuan atë vepër, me në krye Gruevskin dhe të përfundojnë atje ku e kanë vendin. Dhunuesit duhet të përgjigjen për veprat e tyre”, shtoi Zhernovski./Telegrafi/