Zv. ministri për Punë të Jashtëm, Andrei Zhernovski në Sofje ishte i ftuar i ministres për Punë të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva. Arsyeja e vizitës ishte festivali “One love tour”, një ngjarje e kulturës dhe traditës, e cila është shumë më tepër se një ngjarje muzikore, një mision për afrimin e Maqedonisë dhe Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky festival zhvillohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, si dhe me patronatin e kryetares së Sofies, Jordanka Fandukova.
“Po krijojmë ura të reja miqësie me Bullgarinë” që filluan të ndërtohen nga kryeministrat Zaev dhe Borisov”, tha Zhernovski gjatë vizitës së tij në Sofie, duke shtuar se së bashku kemi shkruar momente të shkëlqyera dhe historike për të dyja vendet, për rajonin dhe për BE-në. /Telegrafi/