“Të tillët si ai vendin e kanë në institucione përmirësuese, ndërsa nga kjo që e dëgjuam, madje edhe në institucionet shëndetësore”, ka thënë Zhernovski, pas deklarimit në PSP, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Prej sot edhe më tepër besoj se drejtësia do të arrijë te të gjithë. Nuk duhet të përgjigjen vetëm kriminelët por duhet të përgjigjen edhe ata që përdorin dhunë. Shembull i qartë për një gjë të tillë është Nikola Gruevski i cili i frustruar me humbjen e tij në Komunën Qendër, nga pozita e kryeministrit porosit shkatërrim të komunës dhe porosit shuplaka dhe qërim fizik të llogarive me mua, ka deklaruar kryetari i komunës Qendër, Zhernovski pas daljes nga PSP.
Ai ka potencuar se pas tre vitesh heshtje të Prokurorisë themelore publike, më në fund Prokuroria speciale publike e heton këtë rast.
“Dua ta porosis diçka Gruevskin, unë nuk e di se çfarë boksieri ke qenë, por e zbulova se nuk ke marrë pjesë në asnjë ndeshje boksi. Meqë është e qartë se së shpejti do të shihemi në gjykatë, do të kemi mundësi ta shohim se sa i guximshëm je, meqë është më se e qartë se kemi llogari të paqëruara“, ka thënë në fund Zhernovski./Telegrafi/