Telegrafi

Zhegrova vazhdon shkëlqimin në Belgjikë, shënon një gol të mrekullueshëm për Genkun

Edon Zhegrova ka vazhduar të shkëlqejë në kampionatin belg.

Super talenti i Përfaqësueses së Kosovës e ka nisur si titullar ndeshjen për skuadrën e tij Genk ndaj Waasland Beveren.

Reprezentuesit të Kosovës i kanë mjaftuar 20 minuta për ta shënuar golin e epërsisë për ekipin e tij.

19-vjeçari mori një top nga sulmuesi Gano dhe me një goditje të fortë mposhti portierin mysafir për 1-0.

Pas 45 minutave të para, Genk po udhëheq 1-0 dhe po dominon ndeshjen.

Goli ndaj Beverenit ishte i pari këtë kampionat për Zhegrovën, që ka shënuar edhe në Ligën e Evropës. /Telegrafi/