Përfaqësuesja e Kosovës ka gjetur edhe golin e tretë në ndeshjen miqësore ndaj Kombëtares së Shqipërisë.
Është i inkuadruari në pjesën e dytë, Edon Zhegrova, i cili ka shënuar për epërsinë 3-0.
Goli i talentit kosovar erdhi në minutën e 67-të të ndeshjes.
Ky gol erdhi gjatë një tentimi për të harkuar. /Telegrafi/