Edon Zhegrova ka refuzuar një kontratë shumë të mirë për tu transferuar në kampionatin francez Ligue 1.
Sulmuesi anësorë nga Kosova kaloi një vit e gjysmë si i huazuar te Baseli nga gjiganti belg Genk.
Megjithatë për shkak të pandemisë Covid – 19, Baseli nuk arriti ta blinte kartonin e Zhegrovës.
Tani prishtinasi ka pasur një ofertë shumë të mirë nga skuadra franceze Dijon.
Dijon i ka ofruar kontratë pesë vjeçare Zhegrovës dhe sipas medieve belge bëhet fjalë për një pagë shumë të mirë.
Por ylli kosovar ka refuzuar kalimin tek kjo skuadër pasi synimi i tij është të rikthehet në Basel.
Edhe skuadra zvicerane synon që ta transferojë Zhegrovën dhe së shpejti pritet të dalë me një ofertë në drejtim të Genkut.
Nga ana tjetër Genk synon që nga shitja e Zhegrovës të fitojë rreth pesë milionë euro. /Telegrafi/