Edon Zhegrova ishte fantastik në ndeshjen e Ligës së Konferencës, të cilën Baseli e zhvilloi si mysafir i FC Kairat Almaty.
Anësori i Kosovës hyri në lojë në minutën e 64 të takimit dhe i mjaftuan pesë minuta që të shënonte.
Zhegrova e mori topin krijoi hapësirë nga jashtë gjashtëmbëdhjetëmetërshit, ndërsa goditja e tij ishte e pandalshme (69’).
https://twitter.com/DardanianFooty/status/1463919669086195715
Në listën e golashënuesve është regjistruar edhe futbollisti tjetër shqiptar, Pajtim Kasami, i cili e ka shënuar golin e tretë për mysafirët.
Ai pranoi një top nga Tomas Tavares në qendër brenda zonës dhe e nguliti në rrjetë (73′).
GOOAL! Tomás Tavares with a great first touch assist for Pajtim Kasami's goal against Kairat Almaty! 👏https://t.co/RboQ6KqOp5
— Benfica Youth (@SLBenficaYouth) November 25, 2021
Baseli e fitoi ndeshjen me përmbysje (3-2) falë futbollistëve shqiptarë, ndërsa luajti edhe Taulant Xhaka, i cili u inkuadrua në minutën e 88-të. /Telegrafi/
[#UECL]
🇽🇰 Un mois sans jouer à cause d’une blessure et Edon Zhegrova prouve dès son retour qu’il est essentiel pour son club !
🔴🔵 Quel but du Kosovar qui permet au FCB d’égaliser face à Almaty@FootballKosovar @KosovarsAbroad 👀
📹 @blueSports_fr pic.twitter.com/XEmE3MidWJ
— Foot Suisse 🇨🇭 (@SuisseFoot) November 25, 2021