Site icon Telegrafi

Zhegrova, Kololli e Vojvoda me stil flokësh unik – VendosHair prezanton dukjen e yjeve të përfaqësueses

Kosova nuk di për humbje në fushatën e fundit në Ligën e Kombeve, garë kjo ku shkëlqyen yjet e përfaqësueses.

Në fitoren e fundit ndaj Maltës shkëlqyen yjet si Kololli që shënoi dy gola, e shumë të rëndësishëm në terren ishin edhe Edon Zhegrova dhe Mërgim Vojvoda.

Por, përtej paraqitjes së tyre sportive, paraqitja e tyre ishte plot stil dhe tërhoqi vëmendjen e mediave.

Stilisti i njohur Vendos Gela, i njohur si Vendos Hair, është përkujdesur për stilin e flokëve unik të yjeve të përfaqësueses.

Faqja zyrtare Vendos Hair publikoi momente nga stilimi i flokëve të yjeve të përfaqësueses gjatë qëndrimit ët tyre së fundmi në vendin tonë.

Duket se stilisti u solli fat lojtarëve, të cilët shfaqën paraqitje të mrekullueshme dhe i sollën rezultate pozitive përfaqësueses së Kosovës.

Ndërkaq, Vendos Hair është një stilist i njohur edhe për estradën, pasi përkujdeset edhe për yje si Yll Limani. /Telegrafi/

Exit mobile version