Telegrafi

Zhegrova: Jemi të zhgënjyer, Andorra ishte e tërhequr në mbrojtje

Edon Zhegrova shënoi golin e vetëm në barazimin e Kosovës ndaj Andorrës.

Ai ishte tejet i zhgënjyer me faktin që nuk arritën ta fitojnë ndeshjen, pasi Kosova barazoi 1-1 ndaj Andorrës.

“Të gjithë jemi shumë të mërzitur pasi me çdo kusht e kemi dashur dhe kërkuar fitoren në këtë ndeshje, gjë që ndoshta ndikoi tek ne që nuk arritëm të shfrytëzojmë të gjitha rastet”.

“Andorra ishte e tërhequr në mbrojtje, por edhe pse dominuam tërësisht nuk arritëm të shfrytëzojmë të gjitha rastet”.

“Thjeshtë, kjo nuk ishte mbrëmja jonë, dhe tani fokusi është te ndeshjet tjera që duhet t’i fitojmë për të vazhduar tutje”, ka thënë Zhegrova.

Kosova ka dy pikë pas dy ndeshjeve të para në Grupin I. /Telegrafi/