Edon Zhegrova duket se ka filluar ta gjejë vetën te Baseli, ku e ka shënuar edhe golin e parë në elitën e futbollit zviceran.
Trajneri Marcel Koller ka vendosur që t’i japë më shumë minuta lojtarit prishtinas dhe ky i fundit po i shfrytëzon në mënyrën më të mirë.
Ai u fut në lojë në minutën e 73-të kur rezultati ishte 2-0, ndërsa iu deshën vetëm shtatë minuta ta gjejë rrjetën.
80’ | 3-0 | GOOOOOOAL BASEL! WHAT A RUN AND GOAL BY ZHEGROVA! #FCBasel1893 #zämmestark #FCBFCZ pic.twitter.com/WtuuLXDb6b
— FC Basel 1893 🇬🇧 (@FC_Basel_en) September 25, 2019
Zhergrova mori një top jashtë zonës, ku i shmangu pastaj tre lojtarë për të gjetur rrjetën e Zurich.
Ky është goli i parë në Superligën e Zvicrës, ndërsa ndeshja u mbyll 4-0.
Një sinjal i mirë për trajneri Bernard Challandes që e pëlqen tej mase lojtarin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=sIO6vbTguYM