Site icon Telegrafi

I zhdukur tash e nëntë ditë, vazhdojnë kërkimet për Behamir Gavazajn nga Zhuri i Prizrenit

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë duke vazhduar kërkimet për gjetjen e Behamir Gavazaj nga fshati Zhur i Prizrenit.

Gavazaj rezulton i zhdukur që nga data 10 shtator 2022. Rastin në polici e kanë raportuar familjarët ë tij.

Familjarët e Behamir Gavazaj në shtator kanë raportuar për zhdukjen e tij. Personi Behamir (Ruzhdi ) Gavazaj , lindur me datë 17.01.1973 nga Fshati Zhur, KK Prizren, Republika e Kosovës, i cili për here të fundit është parë nga familjarët e tij me datë 10 Shtator 2022 ka dalë nga shtëpia dhe familjarët më nuk kanë asnjë kontakt me të”, bënë të ditur policia.

Më tej thuhet se viktima është i gjatë rreth 170 cm, 70 kg, flokët e thinjura.

“Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version