Ekspertët shëndetësorë britanikë thonë se një i rritur duhet të bëjë nga 7 deri në nëntë orë gjumë çdo nat, sidoqoftë, mosha, shëndeti dhe rrethanat personale ndikojnë se sa orë gjumë kërkon një individ.
Ndonëse dihet se “gjumi i bukurisë” vjen me shumë përfitime estetike, të cilat rrjedhin nga rritja dhe riparimi i qelizave të lëkurës, disa zakone të gjumit do t’i pengojnë këto avantazhe.
Një eksperte, 57-vjeçare e njohur si Angie thotë se gjumi është një nga strategjitë më të suksesshme dhe të shtrenjta kundër plakjes, shkruan Express.co.uk.
Por, nuk ka të bëjë vetëm me gjumin cilësor, ose të bërit mjaftueshëm gjumë gjatë natës.
Sipas ekspertes, një gjë që është po ashtu e rëndësishme është edhe pozicioni që merrni ku flini për ato që kanë probleme të dukshme të plakjes.
“Kam filluar të fle në shpinë vite më parë. Pas një vizite te dermatologia ajo mund ta dallonte se në cilën anë të fytyrës sime flija, bazuar në rrudhat që kisha”, theksoi ajo.
“Me sa duket njëra anë ishte me rrudha më të theksuara dhe kështu ajo mund të dallonte”.
Rrudhat e gjoksit janë një tjetër efekt anësor i zakonshëm i gjumit anësor, veçanërisht tek ata me më pak elasticitet në lëkurë për shkak të moshës, zbuloi Angie. Megjithatë, ajo pohoi se këto çështje janë të kthyeshme me qasjen e duhur.
“Që kur fillova të flija në shpinë, kam vënë re shumë avantazhe të tjera që funksionojnë gjithashtu kundër plakjes”.
“Vura re se sytë e mi me lëkurë të lëshuar u rregulluan dhe gjithashtu vura re se kisha më pak ënjtje, më pak rrathë të errët poshtë syve”.