Site icon Telegrafi

“Zhdukja” e unazës në videon e Kate Middleton ka ngjallur një debat në internet, shumë fansa pyesin nëse mund të jetë bërë me AI?

Në një video publike të bërë vet nga Princesha e Uellsit, Kate Middleton, e cila shpalli diagnozën e saj për kancer, është vënë në diskutim legjitimiteti i videos.

Videoja e publikuar në YouTube, e cila tregon unazën e safirit të Middleton që duket sikur zhduket në disa skena dhe më pas rishfaqet, ka marrë mbi 2.5 milionë shikime në platformën X, shkruan Marca.

Një përshkrim i një videoje popullore në platformën e njohur më parë si Twitter, por që tani është në TikTok, ka shkaktuar një valë të teorive konspirative të quajtura “glitch-i i unazës”.

Ndërkohë që detektivët e internetit po analizojnë të gjithë videon për të zbuluar nëse ka pasur ndonjë redaktim, modifikim, apo nëse video nuk është incizuar live, disa përfshijnë ngjyrën e bluzës së Middleton, ngjyrën e sfondit të videos dhe përdorimin e një “deep fake” si prova që videoja mund të jetë e rregulluar.

Lexo po ashtu 'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Megjithatë, është me rëndësi të theksohet se asnjë nga këto teori nuk janë bazuar në prova.

Një artist dixhital i inteligjencës artificiale ka hedhur poshtë këto teori në një postim në rrjetet sociale, duke shpjeguar se “duhet të merret parasysh fakti se këndi nga i cili po shihni unazën ndryshon dhe efektet e blurimit nga lëvizja janë të pranishme ndërsa ajo lëviz duart – unaza është ende aty dhe duket qartë”.

Për disa, ka sjellë lehtësim të dëgjojnë të vërtetën mbi gjendjen shëndetësore të Middleton, ndërsa për të tjerët ka ngritur shqetësime legjitime për të ardhmen e asaj që pritet të jetë Mbretëreshë e ardhshme.

Por, sikur gjithmonë të jetë në gjendjen e saj shëndetësore, një grup i caktuar vazhdon të nxisë thashetheme – të mbështetura nga veprime të paqarta të Pallatit Kensington që nga fillimi i ngjarjes. /Telegrafi/

Exit mobile version