Site icon Telegrafi

Zhdukja e të riut nga Prishtina, Policia: Po ndërmarrim veprimet e nevojshme për procedurat e mëtejme hetimore  

Arben Beselica, 30 vjeçar nga Komuna e Prishtinës raportohet të jetë zhdukur që nga dita e hënë, ndërkaq familjarët e tij kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij.

Rastin për zhdukjen e të riut nga Prishtina e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Prishtinë. 10.10.2023 – 13:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raport.

Policia njofton se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore.

Ndryshe, Ilir Beselica, vëllai i të zhdukurit Arben Beselica, një ditë më parë i tha Telegrafit se që nga mëngjesi i së hënës nuk dinë asgjë për të.

Ai bëri thirrje që kush do që ka informata lidhur me vendndodhjen e 30 vjeçarit, të kontaktojnë në numrin 049/482-024. /Telegrafi/

 

Exit mobile version