Telegrafi

Zhduket tifozi i Liverpoolit, babai i dy fëmijëve – familja e alarmuar del me apel për ndihmë

Familja e një tifozi të Liverpoolit ka bërë një apel urgjent për vendndodhjen e tij pasi babai i dy fëmijëve u zhduk nga zona e tifozëve pas finales së mbrëmshme të Ligës së Kampionëve në Paris.

Joseph Murphy u pa për herë të fundit rreth orës 19:00 të së shtunës, teksa skena kaotike pasuan pas ndeshjes mes Liverpoolit dhe Real Madridit.

Këtë mëngjes, kunati i tij shkoi në Twitter për të bërë një lutje për çdo kënd që mund të ketë ndonjë informacion.

Lexo po ashtu Kërkohet hetim nga UEFA: Policia franceze ka ushtruar dhunë ndaj tifozëve të Liverpoolit

“Ndonjë Reds ende në Paris…Nuk e kam parë kunatin tim që nga ora 7 mbrëmë”, ishte shkrimi i tij.

“Tani kam filluar të shqetësohem se sa i keq është ky vend dhe sa e keqe është policia”.

Ai ishte në Paris për ndeshjen me 35-vjeçarin dhe një mik tjetër.

Gruaja e Murphyt, Danielle, i tha Liverpool Echo se ajo është e shqetësuar dhe dëshiron të dëgjojë sa më shpejtë nga babai dy fëmijëve të saj.

Ngjarja vjen pasi tifozët e Liverpoolit, duke përfshirë familje, gra shtatzëna dhe fëmijë të vegjël, u sulmuan me gaz lotsjellës nga policia franceze, pasi skenat e trazuara në Paris prishën përplasjen e vonuar të klubit në finalen e Ligës së Kampionëve mbrëmë.

Me afrimin e fillimit të ndeshjes në orën 10:00, raportimet sugjeruan se ‘qindra tifozë’ pa bileta u përpoqën të futeshin në “Stade de France” përpara ndeshjes, e cila u shty me 30 minuta në mes të rrëmujës. /Telegrafi/