Një person ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendodhjen e saj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është raportuar të hënën rreth orës 09:00, në Prizren.
Tutje thuhet se rasti është nën hetime.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj, rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/