Site icon Telegrafi

Zhduken tri vajza për 24 orë, në Prishtinë, Istog dhe Gjakovë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për 24 orë janë raportuar të zhdukura tri vajza në tri komuna. 

Sipas raportit të Policisë, rasti i parë është raportuar të ketë ndodhur më 21.05.2023 rreth orës 19:20, në Prishtinë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti në procedurë hetimore, përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar”, thuhet në raport.

Rasti tjetër ka ndodhur më 18.05.2023 në Istog, ku një femër kishte raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Istog 18.05.2023 – Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti në procedurë hetimore përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar”, thuhet në raport.

Po ashtu një rast tjetër ka ndodhur në rrugën “Ali Ibra”, më 21.05.2023 në Gjakovë.

“Rr. Ali Ibra, Gjakovë 21.05.2023 – 10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version