Një femër ka raportuar se vajzë e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:00 në Bresje, Fushë Kosovë.
Siç bëhet e ditur në raport, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare, vajza e saj, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/