Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë në Prishtinë.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se rastin e ka raportuar në polici babai i vajzës, transmeton Telegrafi.
“Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:00./Telegrafi/