Site icon Telegrafi

Zhduket një vajzë në Malishevë 

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është në dijeni për vendndodhjen e saj.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 14:00.

“Fsh. Rud, Malishevë 07.11.2024 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport.

Policia po heton rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version