Një person ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 17 prill rreth orës 22:00 në rrugën “Ramadan Zeka”, në Gjilan.
“Më 22.04.2022 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/