Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë është zhdukur në Gjilan.
Rastin në Polici e ka paraqitur nëna e saj.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovar-vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, bëhet e ditur në njoftim. /Telegrafi/