Telegrafi

Zhduket një vajzë në Gjilan

Foto: Ilustrim

Një vajzë është zhdukur në Gjilan, ndërsa rastin e ka raportuar prindi i saj.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Gjilan 04.10.2020 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/