Telegrafi

Zhduket një vajzë në Gjakovë

Një vajzë nga komuniteti ashkali raportohet se është zhdukur.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:15 në fshatin Planqor, Gjakovë.

Për zhdukjen e vajzës ka raportuar në Policinë e Kosovës babai i vajzës.

“Fshati Planqor, Gjakovë 21.01.2019 – 21:15. Ankuesi K/Ashkali ka njoftuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/