Një person ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 06:00 në rrugën “Dede Gjo Luli”, në Gjakovë.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/