Një person ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur më 28 maj të këtij viti rreth orës 18:00, në Fushë Kosovë.
Siç thuhet në raport, ankuesi në polici ka raportuar për zhdukjen e vajzës së tij më datë 13 qershor.
“Më 13.06.2021 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport. /Telegrafi/