Një vajzë nga fshati Nekodim i Ferizajt është zhdukur.
Rastin në polici e ka raportuar nëna e saj.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj ka dal nga shtëpia dhe deri me tani nuk është kthyer. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia. /Telegrafi/