Site icon Telegrafi

Zhduket një vajzë në Ferizaj

Foto: Ilustrim

Një femër është larguar nga shtëpia e saj dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur më datë 10 dhjetor të këtij viti, në Ferizaj.

Siç thuhet në raport, rastin në polici e ka lajmërur nëna e vajzës së zhdukur.

“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se vajza e saj   femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version