Telegrafi

Zhduket një vajzë në Drenoc të Deçanit

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë është zhdukur në fshatin Drenoc të Deçanit.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, raportimin e ka bërë babai i vajzës të dielën pas mesditës.

Ai ka deklaruar se vajza e tij ka dalur nga shtëpia dhe nuk e di vend-ndodhjen e saj.

“Fsh. Drenoc, Deçan  22.08.2021 – 13:40.  Ankuesi mashkull  kosovar me ka raportuar se viktima femër   kosovare vajza tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vend-ndodhja e saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori lidhur me rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/