Telegrafi

Zhduket një vajzë e mitur nga Vushtrria

Foto: Ilustrim

Një vajzë e mitur nga fshati Reznik i komunës së Vushtrrisë, është zhdukur tash e dy ditë.

Zhdukjen e vajzës e ka raportuar në polici babai i saj.

Ai ka thënë se e mitura është larguar nga shtëpia më datë 25 mars 2023 dhe deri më tani nuk ka njohuri se ku gjendet.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se më datën e lartcekur, vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe deri më tani nuk ka njohuri se ku gjendet. Sipas ankuesit është hera e parë që vajza e tij ka dalë prej shtëpie dhe nuk ka njohuri se ku ndodhet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti dhe është duke u hetuar. /Telegrafi/