Telegrafi

Zhduket një vajzë e mitur nga Barileva

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar në Polici se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rasti ka ndodhur në Barilevë, më 27 shkurt 2020.

“Ankuesi mashkull/k ka informuar se e bija e tij viktima femër K-Shqiptare (e mitur), është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/